Sunday, June 25, 2017

Danjel-Fotini, fituesit e Big Brother -“Love Edition”

Ky edicion i Big Brother është etiketuar si edicioni i dashurisë, 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.
Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.
Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe dha jo pak vota për ta këtë mbrëmje.
Lexo Më Shumë

Fiken dritat e shtëpisë së Big Brother. Kush do të jetë fituesi?!

Për afro 100 ditë ata kanë qëndruar të izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, brenda shtëpisë që ata kanë dhënë gjithçka, çdo emocion.
Dy çiftet finaliste Fiorentina-Olsi  dhe Danjel-Fotini kanë qenë të fundit që janë larguar nga ajo shtëpi, e ky është edhe momenti që do të fiken edhe dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të këtij Big Brother, mbetet për t’u parë në minutat në vijim.
Lexo Më Shumë

Largohen Katerina-Lupçe. Kush do të jetë fituesi: Danjel-Fotini, apo Olsi-Fiorentina?!

Katerina-Lupçe është çifti i parë finalist që humb çdo mundësi për çmimin e madh të Big Brother.
Në përfundimit të televotimit, votat treguan se ata ishin më pak të preferuarit e publikut. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë së Big Brother ka marrë fund pak orë nga momenti ku do të shpallet edhe çifti fitues i këtij edicioni.
Dalja e çiftit Katerina-Lupçe, i hap rrugën një tjetër televotimi, atij që do të përcaktojë edhe fituesin e këtij edicioni që tashmë diskutohet mes dy çifteve Olsi-Fiorentina ose Danjel-Fotini.

Lexo Më Shumë

Thursday, June 1, 2017

Përmbledhje Ditore BB9, 30 Maj 2017

Përmbledhje Ditore BB9, 30 Maj 2017
Pjesa 1 

Pjesa 2


Pjesa 3


Lexo Më Shumë

Fiorentina xheloze edhe për Donën: Do të mi marrë të gjithë

Prova e javore ka shkaktuar shumë situata të reja brenda në shtëpi, duke nxjerrë në pah edhe xhelozi të reja.
Xhelozia e Fiorentinës për Ambrën është vënë re që nga momenti i parë që kjo e fundit shkeli në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Por bërja grup e Olsit me Ambrën dhe Donën ka sjellë tek Fiorentina një tjetër ndjenjë xhelozie, jo për Ambrën, por për Donën.
“Dona do që të ketë të gjithë gjërat që kam unë. Duke filluar nga gjërat e vogla tek më të mëdhatë”, i thotë Fiorentina, Fotinisë, duke aluduar ndoshta se Dona do që t’i marrë edhe Olsin.
Lexo Më Shumë

Thyerje rregullash?! Musa-Dona komunikim me këngë

Musa dhe Dona janë ne tualet, ata qeshin me njëri-tjetrin dhe komunikojnë sikur janë duke kënduar këngë të ndryshme, por që në fakt janë kthim përgjigje për partnerin.
Dona: O sa shumë të dua, o moj zemër, o moj zemër
Musa: Ato nuk janë tuat e tua, rrobat e gjumit ku janë. Unë për ty nuk ndryshoj më mungon të të puth në gojë
Dona: O sa shumë të dua, o moj zemër, o moj zemër
Musa: E di sa vështirë është, me dhemb stomaku kur nuk jam me ty, dita nuk mu shty.
Dona: E di, por pa bukë nuk mund të rri. Nuk e di si po këndoj po di të them që të dua ty
Lexo Më Shumë

Sjellja e Olsit, Fiorentina shpërthen në lot

Ndarja me grupe nga “Vëllai i Madh” duket se ka qenë e padrejtë, pasi nëse Olsi-Ambra-Dona po argëtohen jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin Fiorentina së bashku me Elsamedin po vuajnë sjelljet e partnereve të tyre.
Por ajo që e vuan dhe e shpreh më shumë situatën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother është Fiorentina e cila ka shpërthyer edhe në lot duke parë sjelljen e Olsit me dy vajzat e tjera.
“Për mua çfarëdolloj gjëje të ndodhi kur të mbaroje s’ka asnjë vlerë me kaq pak kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, shprehet ajo, ndërsa fillojnë t’i dalin edhe lotët.
Fotinia dhe Elsamedi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se sa e fortë ajo është në krahasim me banorët e tjerë dhe sa e dobët bëhet para Olsit.
“Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve edhe e ke dobësi dikë. E ke ti e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përball të gjithëve, por përball asaj dhe atij je i dobët nuk reagon dot”, shprehet Elsamedi.
Ndërkohë që Fotinia i thotë se kjo provë maksimumi 2 ditë do të zgjasë, e pas kësaj do të rikthehet rutina.
Lexo Më Shumë