Sunday, June 25, 2017

Largohen Katerina-Lupçe. Kush do të jetë fituesi: Danjel-Fotini, apo Olsi-Fiorentina?!

Katerina-Lupçe është çifti i parë finalist që humb çdo mundësi për çmimin e madh të Big Brother.
Në përfundimit të televotimit, votat treguan se ata ishin më pak të preferuarit e publikut. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë së Big Brother ka marrë fund pak orë nga momenti ku do të shpallet edhe çifti fitues i këtij edicioni.
Dalja e çiftit Katerina-Lupçe, i hap rrugën një tjetër televotimi, atij që do të përcaktojë edhe fituesin e këtij edicioni që tashmë diskutohet mes dy çifteve Olsi-Fiorentina ose Danjel-Fotini.